“Hidrodrini” kërkon që të përsëriten analizat në rezervuarin e Drenocit

“Hidrodrini” kërkon që të përsëriten analizat në rezervuarin e Drenocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se ka pranuar rezultatet e analizave kimiko-fizike, bakteriologjike dhe të metaleve të rënda, nga motrat e marra nga na e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) lidhur me dyshimet për helmim nga uji në Komunë e Deçanit.


“Hidrodrini” ka kërkuar nga IKShPK që të bëhen edhe njëherë analiza në rezervuarin e Drenocit.

Po ashtu ka kërkuar nga KRU “Gjakova” që të bëjë analiza shtesë meqë posedojnë laboratorin e akredituar.

“Të nderuar qytetarë, KRU ‘Hidrodrini’ ka pranuar zyrtarisht nga IKSHPK, rezultatet e analiza kimiko-fizike, bakterologjike dhe të metaleve të rënda, nga mostrat e mara nga ana e IKSHPK-së, në lokalitetet e dyshuara fillimisht për ujë të helmuar në zonën e Deçanit. Theksojmë se, rezultatet e analizave në fjalë, janë të mostrave të nxjerra nga IKSHPK, po në ditën e krizës, më 11.07.2021, e të cilat po i publikojmë më poshtë. KRU ‘Hidrodrini’, ka kërkuar nga IIKSHPK që të dërgoi edhe analiza tjera të bunarëve dhe të rrjetit si dhe të merret analiza e cila nuk është marrë, ajo në rezervarin e Drenocit të përsëritet, meqë ajo është marrë në gypin e shpërlarësit, në mënyrë që të sqarohet opinioni! Krahas kësaj, KRU ‘Hidrodrini’, ka kërkuar nga KRU ‘Gjakova’, që të zhvillojë analiza shtesë për këtë çështje, meqë kompania në fjalë posedon laboratorin e akredituar e për çfarë po punohet dhe opinioni do të informohet shumë shpejtë edhe me rezultatin e tyre”, thuhet në komunikatën e “Hidrodrini”.

Lexo edhe

Video