Hidhet poshtë kërkesa e VV-së për rivotim në 23 vendvotime në Prizren

Hidhet poshtë kërkesa e VV-së për rivotim në 23 vendvotime në Prizren

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka vlerësuar të pabazuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulim të rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 22 vendvotime dhe një qendre të votimit në Prizren, dhe për rivotim, si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimeve në kutitë e votimeve.


Në mbledhjen e sotme, PZAP e ka vlerësuar të pasafatshme ankesën e Vetëvendosjes, ku si rrjedhojë ka bërë të ditur se nuk i ka shqyrtuar pretendimet e tjera ankimore.

Vendimi i plotë i PZAP: https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/11/5.-Anr.1145-Vendim.pdf

Lexo edhe

Video

error: