Hidhet poshtë kallëzimi ndaj ish-drejtorit të Policisë Financiare në Maqedoni

Hidhet poshtë kallëzimi ndaj ish-drejtorit të Policisë Financiare në Maqedoni

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoni të Veriut, ka konstatuar se nuk ka bazë në kallëzimet penale kundër ish-drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe një të punësuari tjetër në këtë institucion, të ngritura në rrugë anonime mbi dyshimet për mosveprim në kallëzime anonime.


Hetuesit i ka rezultuar se nga materialet e konfiskuara për vitin 2018, 2019 dhe 2020 nuk ka dëshmi të cilat çojnë deri vërtetimi i veprës penale. Për këto arsye, prokurori përkatës ka hedhur poshtë kallëzime penale duke konstatuar mungesën e elementeve për vepra penale nga të kallëzuarit. /Alsat.mk/

Video