“Herezia” qytetare e 6 tetorit 2019

“Herezia” qytetare e 6 tetorit 2019

Të gjithë jemi dëshmitarë për ato dy ndodhi të papritura në votimet e 6 tetorit 2019.

Ndodhia e  parë. Lëvizja Vetëvendosje! mori edhe më shumë deputetë se edhe para dy vjetësh, edhe pse pas atyre zgjedhjeve iu larguan gjysma e tyre, duke e akuzuar Albin Kurtin për diktator; edhe pse Presidenti Thaçi e kishte shpallur dikur atë dhe VV armiq të Kosovës. Votimi i 6 tetorit edhe më lart se ai i para dyviteve tregoi që populli u bind se ata të 12 dezertorët e VV ishin infiltrime të fshehta të partive të tjera.

Ndodhia e dytë. Kandidatja për kryeministre e LDK-së, znj.Vjosa Osmani fitoi aq vota sa morrën të gjithë deputetët e tjerë të LDK! Një grua e re, të fitonte vota sa e gjithë partia e saj! Skandal!

Këta dy rezultate bënë që e gjithë politika feudale në Kosovë të shtangej. I qanin hallin njëri-tjetrit: Na mori lumi!

Ç’duhej bërë?

Zgjidhjen e gjeti Presidenti: KQZ të rinumurojë vatat nga e para! Ky urdhëtr u përsërit dy herë, duke marrë dy muaj kohë. Rezultati po ai.

Kjo është herezi, i thoshnin njeri-tjetrit kryetarët e partive politike; s’ka bërë vaki!

Ç’të bëjmë? – pyeste veten politika feudale 20 vjeçare.

Vendimi i parë. Udhëheqja e LDK-së të gjejë sa më shumë sebepe (pretekste) që të mos bëhet koalicioni i deklaruar nga LVV dhe pretendentja për kryeministre e LDK. Urdhëri u zbatua dy muaj resht.

Vendimi i dytë. Urdhërohen të gjithë analistët dhe gazetarët mercenarë, televizionet,  portalet dhe radiot: Propagandoni se Albin Kurti nuk ka guxim të drejtoi qeverinë dhe sajoni sa më shumë rrena. Urdhëri u zbatua dhe, për inerci, vijon të zbatohet.

Dy muaj rresht vërdallosje. Pa rezultat.

Më në fund koalicioni u bë. Qeveria LVV+Vjosa Osmani u miratua në parlament.

Përsëri politika feudale ra në hall.

Ç’të bëjmë?

Urdhër: Të detyrohet Kryeministri Kurti të jap dorëheqjen! Për këtë, t’i vendosen sa më  shumë pengesa brenda në qeveri. Pengesat u bënë copë e çikë.

Ç’të bëjmë?

Urdhër: Mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.

Argumenti?

Janë antiamerikanë; janë frikacakë; janë diktatorë; nuk kanë përvojë; janë të paaftë; janë antikushtetues. Shpfni, shpifni! Sa më e madhe  shpifja, aq më shumë besohet!

Dhe qeveria Kurti u rrëzua.

 


Pse politika i shpalli gjithë këto rezultate herezi qytetare demokratike?

 

1.Sepse rezultati i gjithë kësaj lufte të pabarabartë ishte dhe është në favor të shpallurve “heretikë”, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani , ku të dy pretendentët për kryeministër të Kosovës u prezantuan para popullit popthuajse  me retorikë të ngjashme.

 

2.Nuk pritej nga politika me mentalitet feudal që një grua intelektuale dhe e re të fitonte sa një parti!

3. Sepse votimi i 6 tetorit 2019 kërkoi largim të hapët nga praktikat qeverisëse feudale të këtyre 20 viteve të pasluftës.

4.Ky votim plebiçitar ngjasoi me herezinë e qyteteve evropiane  në mesjetë, e cila ishte kundër dogmave të kishës së krishterë në krye të shtetit, herezi që herë herë shprehte në thelb qëndrimin revolucionar të masave fshatare kundër sundimit të feudalëve. Ajo lëvizje u quajt ndryshe albigeze, për shkak të qytetit Albi, një nga qendrat e saj. Ideologjia e saj ishte fetare, sepse në atë periudhë kultura laike mungonte dhe feja mbisundonte. Ideologjia e LVV dhe Vjosa Osmanit është demokracia, ndërkohë që në Kosovë sundonte anarshia feudale.  Edhe votimi i LVV dhe i Vjosa Osmanit i ngjajti asaj lëvizjes fshatare në mesjetë, e cila ishte në kundërshtim me dogmat e fesë sunduese; sepse edhe votimi i 6 tetorit ishtekërkesë për largim nga praktikat qeverisëse feudale 20 vjeçare.

Pikërisht në atë situatë tepër të vështirë në mesjetën evropiane, del, nga gjiri i popullit fshatar, vajza e jashtëzakonshme 17-vjeçare Zhana d’Ark, e cila me cilësitë e veta morale dhe patriotike shprehte njëkohësishtë edhe aspiratat e fshatarësisë franceze, nga gjiri i së cilës ajo kishte dalë.

Pikërisht, në këtë situatë anarshiste 20 vjeçare të Kosovës, dalin, nga gjiri i popullit gruaja e re Vjosa Osmani dhe intelektuali Albin Kurti, të cilët, me cilësitë e veta morale dhe patriotike në mbrojtje të tërësisë tokësore të Kosovës dhe vlerave të UÇK-së, duke shprehur njëkohësishtë edhe aspiratat e popullit në Kosovë; prandaj, ashtu sikundër Kisha e shpalli atëhere Zhana d’Ark djall, edhe politika 20 vjeçare i shpallën djaj Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

Ngjashmëria me revoltën mesjetare.

Ashtu siç kërkoi në këto zgjedhje populli i thjeshtë një qeveri që të kushtoi sa më lirë – gouvernement à bon marché –  po ashtu edhe popullsia e mesjetës kërkonte para së gjithash një Kishë që të kushtonte sa më lirë – église à bon marché. Me një fjalë, “Herezia” qytetare për një  Qeveri të Shpresës –  e cila mund të quhet edhe një “herezi” zyrtare e periudhës së demokracisë në Kosovë – është e ngjashme me herezinë e mesjetës që drejtohej kundër priftërinjve dhe pasurisë së tyre; “herezia” qytetare e Kosovës u drejtua kundër politikanëve drejtues  të gjitha partive në Kosovë të këtyre 20 viteve dhe kundër pasurisë dhe pozitave politike e administrative të tyre, si dhe kundër drejtësisë së deritashme.

Pse e barazoj Vjosa Osmanin me LVV?

Unë barazoj një politikane me një parti politike për vetë faktin se e ka pranuar vetë udhëheqja e LDK-së, e pohuar kjo me zë e figurë nga vetë kryetari i grupit parlamentar të saj, z.Arben Gashi gjatë intervistës në television në mbrëmjen e dt.15 prill, duke thënë : “Koalicioni me VV na u imponua nga votuesit”.

Kjo e vërtetë, e cila i shpëtoi pa dashje z.Gashi, u pa qartë gjatë gjithë fushatës elektorale, e cila nuk ishte fushatë për të sjellë në pushtet LDK me në krye udhëheqjen e saj abuzive, por ishte fushatë elektorale për të bërë kryeministre znj. Vjosa Osmani dhe asnjë drejtues tjetër të LDK.  Kjo e vërtetë provohet edhe nga ana matematikore.  Nëse i mbledhim votat e 6 tetorit të marra prej të gjithë deputetëve të tjerë të LDK-së dhe t’i ballafaqojmë me votat e marra nga Vjosa Osmani na rezulton  se të gjithë ata nuk mbrijnë në sasinë e votive të hedhura për Vjosa Osmanin. Ja pra, që, për elektoratin e LDK, LDK-ja është Vjosa Osmani dhe asnjë anëtar tjetër aktual i udhëheqjes së saj. Me anë të këtij votimi iu tha udhëheqjes aktuale të LDK: Vjosa Osmani duhet të jetë kryeministe e Kosovës, njëkohësisht ajo edhe udhëheqsja e LDK-së.

Ai votim ishte njëkohësiht edhe ultimatum i elektoratit të LDK, i cili kërkon të thotë edhe tjetrën: Udhëheqja aktuale e LDK nga lartë deri poshtë të japi urgjentisht dorëheqje!

Ky votim dhe ky ultimatum  i nënkuptuar lindi xhelozinë, e cila i asgjësoi dinjitetin jo vetëm udhëheqjes së LDK, por gjithë grupit parlamentar të saj. Për dreq, kjo lloj xhelozia qënka dhe infektive, si puna e koronavirusit, e cila u hoqi dinjitetin edhe deputetëve që votuan kundër qeverisë së shpresës.

Me një fjalë, fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të vjeshtës 2019 është “herezia” popullore e Kosovës, të cilën mund ta quajmë “Herezia” qytetare për  një Qeverisje të Shpresës, e cila solli koalicionin qeveris  LVV + Vjosa Osmani dhe aspak LVV+LDK. Ky është emërtimi faktik i këtij koalicioni, pohuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të LDK, z.Arben Gashi.

Si mund të shpjegohet ndryshe rezultati i votimeve të 6 tetorit?

Duke parë se ai votim nga forma ishte një pretendim popullor revolucionar, duke i ngjasuar çdo herezie që e shikon zhvillimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe politikën ekonomike të saj si degjenerim politik e moral, “herezia” e zgjedhësve të LVV dhe Vjosa Osmanit ka kërkuar rivendosjen në Kosovë të shtetit ligjor demokratik, duke hequr nga qeverisja kastën e mbyllur në udhëheqje të LDK dhe të koalicionit të saj pro mocionit, si dhe të përzgjedhurit prej tyre në të gjitha hallkat e rëndësishme drejtuese të administratës shtetërore. Madje, populli i qëndroi besnik votës së tij duke dalë edhe kundër mocionit për rrëzimin e koalicioni LVV+Vjosa Osmani, ngaqë është i bindur se kjo qeverisje do t’i kushtojë më lirë, e cila nënkupton: heqjen e bordeve militante e nepotiste, drejtorët, diplomatët jo të karjerës, gjyqtarë, prokurorë, tërë kastën administrative militante të paaftë me nga 2-8 paga mujore, që do të thotë: të largohet çdo gjë  që në qeverisje kushton shtrenjtë.

Popullsia e të  gjitha komunave, që është vetë republika e Kosovës, ndonëse në shumicën e tyre gjendet nën kujdesatrinë e kryetarëve të komunave të përzgjedhur direkt nga kryetarët e partive dhe jo nga partia, me votimin e vet kundër kësaj kaste politike populli shprehu si rrallë ndonjëherë në kushte lirie, në një formë të përgjithshme idenë: se forma normale e drejtimit të shtetit është shteti ligjor dhe jo shteti nepotik tipik feudal.

Qëndrimin mohues të votuesve kundër qeverisjeve të mëparshme , i shprehur ai në 6 tetor 2019, por edhe para dhe gjatë seancës parlamentare të datë 25 mars, e shpjeguam  pjesërisht me sa u tha më sipër, pjesërisht shpjegohet  me kushtet e jetës lluksoze të politikanëve pushtetarë të këtyre 20 viteve dhe, njëkohësishtë, shpjegohet edhe me agresivitetin e tërbuar të deputetëve në seancën e 25 marsit kundër qeverisë VV+Vjosa Osmani.

Lexo edhe

Video

error: