“Henry Resort” gati për të pritur turistët nga Kosova

Është një prej hoteleve me pamjen më mahnitëse pranë Malit të Robit. I ndërtuar rishtasi, ofron restorant, SPA, pishinë të jashtme, kënd lojërash e shumëçka tjetër. Për më pak se pesë minuta ecje në këmbë, vizitorët mund të përjetojnë edhe valët e detit të një nga plazheve më të mira në Shqipëri. “Hotel Henry” po u uron mirëseardhje të gjithë turistëve nga Kosova, duke u premtuar edhe çmime të volitshme.

Menaxheri i “Henry Resort”, Ervin Lapi për KosovaPress flet për kapacitetet e hotelit, thotë se resorti është i ri dhe modern.

“Është një resort goxha modern, i ri me një kapacitet prej 58 dhomash dhe me një SPA shumë moderne dhe të përfshira të gjitha me xhakuzi, sauna, banjo turke, të gjitha çfarë ka një SPA modern dhe bashkëkohore. Pjesa tjetër është komplet pjesa e restoranteve ku është ‘all inclusive’ dhe të kesh një zgjedhje të lirë për njerëzit dhe pushuesit që dëshirojnë”, thekson ai.

Një mëngjes kontinental është në dispozicion çdo mëngjes në hotel. Për më tepër, ky resort ofron hapësira argëtuese edhe për fëmijët. 


“Mendoj që ne jemi më të mirët dhe ju vini në shtëpinë tuaj dhe nuk është se shkoni diku tjetër. Ne ju ofrojmë të gjitha shërbimet që pushuesi do. Duke filluar nga pjesa e argëtimit që fëmijët kanë këtu me të gjitha përgatitjet, me animatorët për fëmijë, me lojëra për fëmijë, dhe sigurisht për të rriturit me komoditetin  që do të jenë këtu, për cilësinë dhe për të gjitha shërbimet që ofrojmë ne me profesionalizëm”, tregon ai.

Hotel Henry i cili u hap një vit më parë, po u ofron mirëseardhje të gjithë turistëve kosovarë me zotimin se do të jenë bashkëpunues edhe për çmime të volitshme.

“Çmimet janë goxha konkurruese dhe sigurisht duke u bazuar edhe në ofertat që do të jenë gjatë gjithë sezonit veror…Neve jemi të gjithë bashkëpunues duke marrë rrethanat e një viti të vështirë që ne kaluam. Dhe kjo na bën që të jemi bashkëpunues dhe mirëkuptues për të gjithë pushuesit që do të vijnë”, thotë ai.

Ky hotel është 150 metra larg plazhit të Malit të Robit.

Lexo edhe

Video

error: