Henry beson që Mbappe do ta ndihmoj Francën drejt triumfit në Euro 2020

Henry beson që Mbappe do ta ndihmoj Francën drejt triumfit në Euro 2020

Kampionët e Botës do të fillojnë kampanjën e Euro 2020 sot, ku do të përballen me Kombëtaren e Gjermanisë në Munich.

Legjenda e Arsenalit dhe Francës Thierry Henry beson që Kylian Mbappe do ta ndihmoj Francën drejt triumfit në Kampionatin Evropian këtë verë, përcjell KosovaPress.


Henry, i cili e fitoi Evropianin me Francën në vitin 2000, thotë që Mbappe do të jetë lojtari kyç për Kombëtaren e Didier Deschamps këtë Euro 2020.

“Ai është lloji i lojtarit që mund të kthej një barazim në fitore, një humbje në barazim dhe në disa raste një humbje direkt në fitore. Ai e posedon atë talent”, tha Henry.

“Të kesh një lojtar si ai është e pabesueshme. Jo vetëm për atë që e bën, por sa i mençur është me topin. Ai e përdor trurin e tij kur luan dhe më pëlqen ky tipar i tij. Jemi shumë të lumtur që është francez”, shtoi ish-lojtari i Arsenalit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: