Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka thënë se do të ishte e mrekullueshme që “Të Kuqtë” të jenë klubi që arrin të transferojë yllin anglez, Jude Bellingham, kur ky i fundit të largohet nga Borussia Dortmundi.
Bellingham momentalisht është njëri nga lojtarët më të kërkuar në botë, ku ylli anglez para ditëlindjes së tij të 20-të ka arritur të bëjë afro 200 paraqitje për klub dhe kombëtare, dhe pritet që të largohet këtë verë nga Dortmundi, raporton KosovaPress.Siç ishte raportuar nga “90min”, kampi i Bellingham ka mbajtur bisedime me Liverpoolin, Realin dhe Cityn, dhe që të tri skuadrat kanë prezantuar atë që besojnë që mund të jetë një argument i fortë për ta bindur yllin anglez që të nënshkruajë me ta.
Bellingham për një kohë të gjatë nuk e ka fshehur admirimin që e ka për legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, dhe marrëdhënia e tij e shkëlqyeshme me Jordan Henderson ka çuar në rritje të spekulimeve se Bellingham preferon Liverpoolin para skuadrave të tjera.“Ai ka mentalitetin e duhur, që është gjëja më e rëndësishme. Ai është special dhe nuk mund ta besojë moshën dhe mentalitetin që e ka. Ka gjëra në të cilat ai mund të përmirësohet, por baza që e ka, ai mund të arrijë nivelet që ai i do. Unë dua që ai të bëhet lojtari më i mirë që mundet. Nëse ai përfundon në Liverpool, kjo do të ishte fantastike”, shtoi Henderson.
Kontrata aktuale e Bellingham me Borussia Dortmundin skadon më 30 qershor të vitit 2025.