Hendbollistët spanjollë të “UCLM” fitues të medaljes së bronztë në botërorin e hendbollit për universitete

Hendbollistët spanjollë të “UCLM” fitues të medaljes së bronztë në botërorin e hendbollit për universitete

Ka përfunduar edhe në konkurrencën e meshkujve ndeshja në të cilën kemi mësuar universitetin i cili ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.

Hendbollistët spanjollë të “UCLM” kanë mposhtur në garën për medaljen e bronztë malazezët e Universitetit “UNIMNE”, raporton KosovaPress.


Pas plot 60′ minutave lojë të zhvilluara në parketin e sallës “1 Tetori”, hendbollistët spanjollë mposhtin me rezultat 31:21 malazezët e “UNIMNE”.

Më i miri i ndeshjes ishte Mario Esquinas me 10 gola, kurse më i dalluari te malazezët ishte Nemanja Duraskovic me shtatë gola të realizuar.

Në garën deri te medalja e bronztë, spanjollët e “UCLM” regjistruan tre fitore dhe një humbje.

Lexo edhe

Video