Hendbollistet e Istogut mposhtin ato të Ferizajt

Hendbollistet e Istogut mposhtin ato të Ferizajt

Klubi i hendbollit të femrave, Istogu ka arritur të regjistrojë fitoren e radhës në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në hendboll te femrat.

Në ndeshjen që u zhvillua në Ferizaj, Istogu e mposhti KHF Ferizaj me epërsi prej tetë golave, respektivisht me rezultat 30:22, raporton KosovaPress.


Ndeshja e sotme ishte e paraparë të zhvillohet në fundjavën e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të angazhimit në garat evropiane të hendbollisteve nga Istogu.

Sikurse Istogu ashtu edhe Ferizaj janë eliminuar në Kupën Evropiane të hendbollit, dhe tani mund të kthejnë plotësisht vëmendjen te gara për titull në kampionatin vendor.

Lexo edhe

Video