Hendboll, Prishtina fiton derbin ndaj Kastriotit

Hendboll, Prishtina fiton derbin ndaj Kastriotit

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 33:29.

Herët në ndeshje Prishtina nisi shkëputjen në rezultat. Në pjesën e parë epërsia e saj shkoi deri në gjashtë gola, kurse pas 30 minutave rezultati ishte 16:11.


Në pjesën e dytë Kastrioti disa herë u afrua në dy gola, por Prishtina më pas kishte epërsi deri në tetë gola (30:22, 31:23). Në fund ferizajasit u afruan në katër gola.

Prekazi ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola, ndërsa te Kastrioti, Mustafa që shënoi 9 gola.

Tashmë Prishtina renditet e dyta me 30 pikë, katër më pak se Besa Famgas e 4 më shumë se Trepça që mban vendin e tretë. Kastrioti është i katërti me 22 pikë.

Derbi mes Prishtinës dhe Kastriotit e ka përmbyllur javën e 17-të. Ndeshjet tjera u luajtën të shtunën.

Lexo edhe

Video

error: