Hendboll, mbyllet gjysmëfinalja e parë te meshkujt, “KANGWON” mposht spanjollët e “UCLM”

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete në konkurrencën e meshkujve, FISU Prishtina 2022.

Pas plot 60 minutave lojë të zhvilluara në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, Universiteti “KANGWON”, e ka mposhtur atë spanjoll “UCLM”, kështu koreanët sigurojnë biletën e parë drejt finales së këtij turneu, raporton KosovaPress.


Pjesa e parë u mbyll me shifrat 14:10 në favor të hendbollistëve koreanë, kurse e dyta përfundoi në të mirë të spanjollëve me shifrat 17:15, por që nuk ishte e mjaftueshme, pasi që rezultati final tregonte 29:27 në favor të “KANGWON”.

Më të mirët e ndeshjes ishin Seungwon Jeon dhe Hyungsuk OH me nga tetë gola, kurse më të dalluarit te spanjollët ishin Mario Esquinas dhe Rodrigo Almagro me nga shtatë gola.

Lexo edhe

Video