Helikopteri i Forcës Ajrore evakuon alpinistët e bllokuar në Valbonë

Helikopteri i Forcës Ajrore evakuon alpinistët e bllokuar në Valbonë

Pas njoftimit të marrë nga terreni, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi katër alpinistët e bllokuar në terrenin e thepisur.

Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.


Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, ndërsa ministri Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale theksoi se ekuipazhi i helikopterit EC 135, i Forcës Ajrore bëri të mundur evakuimin e alpinistëve të lënduar.

“Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai./atsh

Lexo edhe

Video