Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Heldt tregon pritjet nga Qeveria Hoti

Heldt tregon pritjet nga Qeveria Hoti

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës ku u zgjodh Avdullah Hoti për kryeministër.

Heldt në një postim në Twitter ka thënë se qeveria paraprake në të cilën ka qenë pjesë edhe LDK, ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër nepotizmit dhe korrupsionit, dhe se të njëjtat standarde priten edhe nga qeveria e re.

“Kosova ka një qeveri të re, e votuar nga një shumicë e nevojshme prej 61 deputetëve të zgjedhur. Qeveria paraprake me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto janë tani standardet që ne presim të fillojnë”, ka shkruar Heldt.


Për më tepër, diplomati gjerman ka përkujtuar se Kosova ka përpara sfida të jashtëzakonshme, si pasojë e COVID-19.

Ai ka thënë se Ambasada gjermane do të jetë bashkëpunuese me kryeministrin Hoti dhe qeverinë e tij në agjendën serioze që e pret.

Sipas Heldt, dialogu i drejtuar nga BE, sundimi i ligjit, qeverisja pa korrupsion dhe pa nepotizëm dhe qeverisja me standardet e vendosura janë punët që e presin Qeverinë Hoti, si dialogu me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së.

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: