Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Heldt përshëndetet me Kosovën: Tri vite të paharruara, do të kthehem si mik

Heldt përshëndetet me Kosovën: Tri vite të paharruara, do të kthehem si mik

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, është përshëndetur me të gjithë qytetarët pas përfundimit të misionit të tij në vendin tonë. Ai tha se kishte shumë plane për këtë pranverë dhe verë por se ishin anuluar për shkak të koronavirusit.

Megjithatë, Heldt që do të largohet nesër nga Kosova, thotë se në një të ardhshme të afërt do të kthehet sërish, kësaj radhe si mik, për të bërë gjërat që e pengoi COVID-19.

“Vetëm para pak muajsh unë kisha shumë plane për një sërë ngjarjesh që kisha planifikuar të organizoja këtë pranverë dhe verë, pastaj erdhi korona. Nesër unë do të largohem nga Kosova, pa pasur mundësinë të përshëndetem personalisht. Kjo është korona. Në një të ardhme të afërt, do të kthehem privatisht si mik për të parë të gjithë miqtë dhe për të bërë të gjitha gjërat që më ikën tani kur korona të jetë tejkaluar”, tha Heldt përmes një videomesazhi.

Ai tha se sot mund të thotë vetëm faleminderit për 3 vite gjatë të cilave, Heldt u shpreh se zbuloi horizonte të reja.


“Kur arrita këtu para 3 vjetësh, kisha të njëjtat ide të paramenduara, sikurse shumë të tjerë që nuk e njohin këtë vend. Njerëzit këtu bënë që unë të ndryshoj shpejtë. Larg përtej rutinës diplomatike, ju më bëtë kureshtar dhe më nxitët dëshirën për të zbuluar. Kjo i ngjet kësaj pune të mrekullueshme filigrani që paraqet Hyjneshën e Prishtinës. Unë kam zbuluar tipare që njëkohësisht janë të vjetra dhe ultra të reja, fisnike dhe të papërvetueshme dhe gjithmonë unike”, vijoi Heldt.

Në fund, ai përdor një shprehje gjermane për të thënë se nuk do të harrojë asnjë popullin e Kosovës.

“Në gjermanisht ka një shprehje që thotë: “Ende e kam një valixhe në Berlin”, kuptimi i së cilës është se ke lënë diçka pas, tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë përfundimisht po e lë një pjesë të madhe të valixhes këtu në Kosovë. Të gjithë juve ju dëshiroj gjithë të mirat, ju lutem qëndroni të sigurtë. Ju dëshiroj forcë dhe shumë fat në muajt e ardhshëm”, përfundon Heldt.

Lexo edhe

Video

error: