Haziri: “Vrojtuesit e lagjeve” – përvojë e re për rritjen e sigurisë publike

Haziri: “Vrojtuesit e lagjeve” – përvojë e re për rritjen e sigurisë publike

Gjilani është njëra nga komunat e Kosovës, ku të premten ka filluar realizimi i programit “Vrojtuesit e lagjes”, si mbështetje për Strategjinë dhe planin e veprimit të policisë në bashkësi, përmes vendosjes së shenjave identifikuese në lagje.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se të gjithë janë të interesuar për t`i ndarë përvojat e mira që vijnë në veçanti përmes programit të ICITAP-it, në rolin dhe përgjegjësinë që mund ta kenë brenda lagjes apo në institucione.

““Vrojtuesit e lagjes”, është praktikë që ne ndoshta më pak e njohim, por përvoja e sotme do të tregojë se në të ardhmen, përveç këshillave lokalë, mund të aplikojmë edhe forma tjera të ndryshme, që e rrisin sigurinë publike, interesin publik, pjesëmarrjen publike e sidomos preventivën në rastet e veçanta, ka thënë  Haziri.

Haziri falënderoi komandantin e stacionit policor në Gjilan, majorin Alban Ramushi, i cili merr pjesë në çdo mekanizëm të sigurisë, policinë në komunitet, këshillat lokalë dhe policinë në përgjithësi, e cila përkundër kapaciteteve të reduktuara që ka, në çdo rast ajo është e para që iu përgjigjet problemeve.

Për më tepër, Haziri ka thënë se Gjilani e ka një përvojë në vrojtim që nga periudha e viteve të `90-ta, kur komuniteti ishte vetorganizuar për të përcjellë lëvizjet e forcave serbe.


Ndërsa, Shqipe Kastrati, koordinatore e Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi (EVSB), do të jenë ndihmesë për qytetarët që problemet t`i raportojnë në institucionet kompetente.

Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, tha se “Vrojtuesit e lagjes” do ta ndihmojnë policinë të pajisen me informata nga terreni, pasi është e pamundur që policia të jetë në çdo lagje dhe fshat.

Përndryshe, Eldin Buzgoviq nga ICITAP-i e ka zbërthyer më hollësisht programin, duke thënë se qëllimi i “Vrojtuesit e lagjes” është ngritja e sigurisë në bashkësi, përmes bashkëpunimit me qytetarët në raportin e rasteve.

 

 

Lexo edhe

Loading...
error: