Qeveria Kurti ka dështuar të bind aleatët ndërkombëtarë se Serbia qëndron prapa sulmit terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, si dhe atë të vitit të kaluar në Banjskë, thotë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. Sipas tij, qeveria për të mos humbur kredibilitetin e saj në arenën ndërkombëtare, fillimisht është dashur të pres provat dhe pastaj të bëjë me gisht drejt Serbisë. Ai deklaron se Kosova s’ka nevojë që të bëjë protokoll të ri të bashkëpunimit me NATO-n për dislokimin e FSK-së në veri, mirëpo duhet të pres përfundimin e planit të tranzicionit të FSK-së, deri në vitin 2028.
Haziri në një intervistë për KosovaPress, thotë se takimi i 17 dhjetorit, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel është vetëm sa për fotografi dhe se nuk pret asnjë rezultat konkret drejt zbatimi të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas ti, prezenca e FSK-së në veri pa koordinimin me KFOR-in, mund të bëhet në momentin kur finalizohet faza e tranzicionit të FSK-së në ushtri, në vitin 2028.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq janë dakorduar për t’u mos dakorduar dhe me mbajt takime në Bruksel sa me mbajt gjallë procesin e dialogut.Ai për KosovaPress flet edhe për ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë kryeministrit Albin Kurti. të jep dëshmi në cilësi të dëshmitarit për rastin e rezervave të grurit.