Haziri në mbrojtje të Veliut: Tendencat për linçim publik të tij – janë çnjerëzore

Haziri në mbrojtje të Veliut: Tendencat për linçim publik të tij – janë çnjerëzore

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakut të tij Agim Veliu, i shkarkuar nga detyra e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Albin Kurti, për shkak të deklarimeve rreth koronavirusit dhe gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Agim Veliun nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, ‘e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër’.


“Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalë pak e pa i akuzuar kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë… Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulëta çnjerëzore. Agimi është rugovisti, i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pareshtur për liri, pavarësi dhe demokraci. Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu”, shkruan Haziri.

 

Lexo edhe

error: