Haziri: LDK nuk ka nevojë të sillet si VV-ja në opozitë

Haziri: LDK nuk ka nevojë të sillet si VV-ja në opozitë

Lutfi Haziri thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pjesë e së cilës është dhe ai vet, nuk ka nevojë të sillet si Vetëvendosja në opozitë dhe se LDK-së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).


Haziri thotë se LDK në opozitë është duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Kosovës.

“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën! #LDK #BesëdheShpresëpërRepublikën”, ka shkruar Haziri.

Lexo edhe

Video

error: