Haziri i shqetësuar me draftin e Asociacionit: Më e pakta është niveli i tretë i pushtetit
Lexohet për: 2 min.
lutfi-haziri-161223
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga euro-amerikanët ka shumë probleme. Ai thekson se shqetësimet kryesore janë referimi i rezolutës 1244 në preambulën e dokumentit si dhe komisioni i arbitrazhit. Sipas tij, më e pakta që mund të ndodh në bazë të këtij dokumenti është krijimi i një niveli të tretë të pushtetit dhe ndarja e brendshme e Kosovës. Megjithatë, Haziri potencon se Gjykata Kushtetuese duhet të jep verdiktin e fundit për përputhshmërinë e këtij drafti me Kushtetutën.

Haziri në një intervistë për KosovaPress flet edhe për ftesën e presidentes Osmani ndaj partive opozitare për të diskutuar në lidhje me Asociacionin, zbatimin e marrëveshjes për targa, për energjinë si dhe për Kryesinë e re të LDK-së.  

Duke komentuar deklaratat e ndryshme të krerëve të shtetit për draftin e Asociacionit, Haziri thotë se të njëjtit qëllimisht po bëjnë deklarime të ndryshme publikisht për të krijuar huti, mirëpo në thelb janë në një pozicion politik.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, sekeuncimi i zbatimit të  marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit po ndodh në teren. Ai përmend çështjen e targave të automjeteve dhe energjisë si fazë fillestare, teksa thotë se tani janë pritjet tek Qeveria sa i përket Asociacionit.

Ai shton se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani për të diskutuar në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sa i përket zgjedhjeve të fundit në LDK dhe kryesisë së re, Haziri thotë se janë zgjedhur njerëz në bazë të meritës dhe rezultateve për të ardhmen.

Duke komentuar kritikat e disa prej eksponentëve të LDK-së, siç është rasti me anëtarin Valon Murtezaj, Haziri thekson se njerëzit si ai ende janë të vlefshëm në LDK, por kontributin e tyre duhet të japin në pozicione të tjera brenda partisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024