Haziri i bindur: Të dhënat që po vijnë na mbajnë ende mbi 50 përqind

Haziri i bindur: Të dhënat që po vijnë na mbajnë ende mbi 50 përqind

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri doli në konferencë për medie.

Haziri u shpreh i bindur për fitoren e tij edhe për një mandat në këtë komunë.


Bindjen e tij për fitore Haziri e ritheksoi edhe kur doli nga selia e LDK-së në Gjilan, e ku u prit një numër i madh i simpatizantëve.

Ai tha se nga të dhënat që po pranojnë tregojnë që LDK do të marrë mbi 50 përqind të votave, por megjithatë tha se do të presin rezultatet që do të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

“Ne po shpresojmë që nuk do të ketë, po shpresojmë që të dhënat që po vijnë na mbajnë ende mbi 50 përqind. Por duhet të presim KQZ. Nuk ndryshon vota qytetare, është punë e kryer”, ka deklaruar Haziri.

Lexo edhe

Video

error: