Haziri: Gjilani nuk rrezikohet nga vërshimet

Haziri: Gjilani nuk rrezikohet nga vërshimet

Qyteti i Gjilanit të shtunën u vërshua nga reshjet e shiu. Institucionet e emergjencës së Komunës së Gjilanit kanë bërë 25 ndërhyrje nga 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se nuk paraqitet rrezik për vërshime në këtë komunë.

Ndërkohë që në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur përshkak të vërshimeve, Haziri u pyet edhe për kandidaturën e tij për të udhëhequr me këtë komunë për çka tha se ishin qytetarët ata që ia ndërruan mendjen që ai edhe njëherë ta synojë postin e të parit të Gjilanit.


“Ne dje kemi pas 25 ndërhyrje me institucionet e emergjencave, nga 52 kërkesa apo thirrje që qytetarët e komunës së Gjilanit kanë adresuar në numrat tonë, 112 dhe 193 që janë numrat e emergjencave[…]E vetmja ndërhyrje evakuim ka qenë në rrugën ‘Deremhall’ që ne përmes drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtjeje kemi reaguar për të larguar çdo tendencë. Gjilani nuk është qytet epik që rrezikohet nga vërshimet e ujit, ne rrezikohemi nga thatësia. Nuk ka nevojë për shqetësim, e për panik, ka nevoje me qenë më të kujdesshëm tek problemet që lidhen me podrumet dhe eventualisht një pjesë në zonën urbane uji nuk qëndron më shumë se pesë minuta, por nuk rrezikon banorë, shtëpi apo objekte kolektive. Por prezenca e veturave, kamionëve mund të jetë më kërcënuese sesa uji”, tha Haziri.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që nga ora 16:00 deri në orën 23:00 t’i evitojnë lëvizjet meqë në këtë kohë parashihet të ketë më shumë reshje të shiut.

I pyetur se çka nëse Lista Guxo do të garojë në zgjedhjet lokale në një listë me Vetëvendosjen, Haziri tha se secili duhet të marrë guximin për të qenë pjesë e garës. Ai ka thënë se nuk ka qenë partia, pra LDK që ia ka ndërru mendjen për t’i hyrë edhe njëherë garës për kryetar, siç kishte paralajmëruar.

“ Le të merr guxim jo vetëm një parti por të gjitha partitë politike sepse kjo garë ka ardh në sistemin tonë të demokracisë fraxhile, po punojmë me konsolidu edhe garën. Unë gjithherë jam hy garë me kandidatura të forta edhe në situata tona. Në Gjilan asnjë parti politike nuk  ka kryetar legjitim në zgjedhje, ata duhet së pari me pajtu vetën  me anëtarësinë e vet. Në Gjilan të gjithë kryetarët kanë dhënë dorëheqjeje[…]nuk ka qenë partia ime determinuese, ka qenë kërkesa e qytetarëve që kësaj here ma ka thy mendjen dhe zemrën dhe kam kandidu”, theksoi Haziri.

Lexo edhe

Video