Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haziri: Çështje ditësh mbajtja e kuvendit zgjedhor të LDK-së

Haziri: Çështje ditësh mbajtja e kuvendit zgjedhor të LDK-së

Nënkryetari i dorëhequr i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur se mbajtja e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie është shumë afër që të ndodhë.

“Çështje ditësh është edhe mbajtja e kuvendit. Kuvendi mund të mbahet shumë shpejtë”.


“Nuk ka datë, por angazhimet momentale janë që teknikisht dhe formalisht të përgatitet kuvendi që të ftohen delegatët dhe të formohen tre trupa të kuvendit: komisioni verifikues, komisioni kandidues dhe komisioni zgjedhor të themelohen në kuvend dhe ta marrin detyrën e zgjedhjes së kryetarit të ri. Kjo ndodh brenda një dite”, është shprehur Haziri në Rubikon.

“Zgjedhja e kryetarit të ri do ta ndërrojë Këshillin e Përgjithshëm, edhe fillon një lloj reforme strukture dhe kadrovike nga lart poshtë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: