Hazard e pranon se mund të largohet nga Real Madridi

Hazard e pranon se mund të largohet nga Real Madridi

Eden Hazard ka refuzuar që të përjashtojë mundësinë e largimit nga Real Madridi gjatë verës së ardhshme, pavarësisht që kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2024.

Pavarësisht se e pranoi që ishte e pamundur që të largohet në merkaton që po afrohet në janar, ai e pranoi që “Galaktikët” mund ta pyesin që të largohet gjatë verës, kështu duke iu afruar fundit të një aventure tre vjeçare të hidhur te Reali, raporton KosovaPress.

Kapiteni belg ka luajtur vetëm në 72 ndeshje për Realin që nga transferimi te Chelsea në verën e vitit 2019, i njëjti numër i ndeshjeve që ai ka humbur përgjatë 16 lëndimeve të ndryshme në “Santiago Bernabeu”.


“Në janar është e pamundur, sepse unë kam një familje dhe më pëlqen qyteti. Por në verë është e mundshme që unë do të largohem. Unë e kam edhe një vit të mbetur në kontratën time dhe është vendimi i klubit”, tha Hazard.

“Nëse klubi më thotë ‘Eden, faleminderit për katër vitet, por duhet të largohesh’, më duhet ta pranojë sepse është normale. Por do kisha dëshirë që të luaj më shumë, të tregoj më shumë se unë mund të luaj, se unë jam një lojtar i mirë”, shtoi më tej belgu.

Pavarësisht se fitoi dy tituj të La Ligas dhe trofeun e Ligës së Kampionëve që prej transferimit te Reali në vitin 2019, Hazard ka dështuar që të bind me paraqitjet e tij në “Santiago Bernabeu”.

Lexo edhe

Video