Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haxhiu: Vetëvendosje s’ka hequr dorë nga ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Haxhiu: Vetëvendosje s’ka hequr dorë nga ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme do të jetë ndër ligjet e para që Lëvizja Vetëvendosje do t’i procedojë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.


Haxhiu në emisionin dPT te Fidani në T7, ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet, ndër prioritetet e saj të para do të jetë luftimi kundër krimit dhe korrupsionit.

“Nuk kemi hequr. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe të dyshimtë do të jetë ndër ligjet e para që do t’i procedojmë në Kuvendin e Kosovës. Për pjesën për drejtësi ku kam punuar edhe unë, në programin e detajuar të programit qeverisës, i cili nuk është publik pasi do të votohet në mbledhjen e qeverisë dhe do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës. Ndër prioritetet e para është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit”, tha Haxhiu, së cilës në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk iu lejua kandidimi për shkak se ka pasur një dënim në tri vjetët e fundit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: