Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haxhiu: Unë dhe Glauku nuk kemi kundërshtuar njëri-tjetrin, kemi thënë të njëjtën gjë për koalicionin me PDK-në

Haxhiu: Unë dhe Glauku nuk kemi kundërshtuar njëri-tjetrin, kemi thënë të njëjtën gjë për koalicionin me PDK-në

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thotë se ajo dhe Glauk Konjufca nuk kanë kundërshtuar njëri-tjetrin rreth koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Haxhiu thekson se është thënë e njëjta gjë vetëm në mënyra të ndryshme, dhe se gjithçka rreth kësaj çështje është keqkuptuar qëllimisht.


Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëvizja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu në një shkrim në “facebook” ka shkruar se është e pashmangshme qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje.

“Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDSOJE! është e pashmangshme. Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë, dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes”, shkruan ajo.

Lexo edhe

Video

error: