Haxhiu u kërkon deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Është kërkesë e qytetarëve

Deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu si propozues i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës që mundëson tërheqjen e mjeteve nga TRUST-i prej 10 deri 30 përqind, ka prezantuar para deputetëve këtë projektligj, për çka kërkojë nga ata të votojnë të lirë dhe të mos bien pre e presionit politik.   

Deputeti Haxhiu në seancën ku po shqyrtohen ndryshimet ligjore për TRUST-in, tha se kjo iniciativë me kërkesë të qytetarëve, do të ketë efekt pozitiv në jetën e qytetarëve dhe do të ketë impakt pozitiv edhe në buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit.


“Kjo iniciativë ligjore ka ardhur si domosdoshmëri për shkak të situatës nëpër të cilën po kalojnë qytetarët tanë për shkak të krizës ekonomike, inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Kërkesa që t’iu mundësohet tërheqja e disa nga mjetet e Trustit buron nga qytetarët dhe ne deputetët, të gjithë pa dallim, duhet ta mbështesim këtë projektligj që është kërkesë e tyre, të cilët përmes dy protestave të organizuara kanë kërkuar votën për këtë iniciativë ligjore dhe projektligjin për Trustin”, tha ai. 

Megjithatë, komisioni funksional për Buxhet, ka shqyrtuar projektligjin për Trustin dhe Kuvendit i ka rekomanduar mos miratimin e tij në parim. 

Ndërsa, kuvendi fillimisht ka miratuar projektligjin për Këshillin Prokurorial, projektligjin për markat tregtare dhe projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Lexo edhe

Video