Haxhiu suspendon përmbaruesin Irfan Kërçagu
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu informoi sot se nënshkroi vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor.

Ajo u bëri thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre.

https://kosovapress.com/admin/haxhiu-paneli-po-refuzon-pa-arsye-kerkesat-e-te-burgosurve/

Haxhiu shtoi se si ministre e Drejtësisë është zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe se çdo vendim i saj do të jetë në linjë me këtë parim.

“Profesionet e lira duhet t'u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre. Duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve dhe institucioneve ndaj përmbaruesve, i bëj thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre sepse nuk do të tolerojmë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje.”, shkroi Haxhiu në Facebook.

May be an image of text
https://kosovapress.com/admin/haxhiu-jemi-duke-punuar-per-hartimin-e-kurrikulave-per-trajtimin-e-dhunuesve/
https://kosovapress.com/admin/haxhiu-kosoves-nuk-i-duhet-nje-kryeprokuror-i-paafte-dhe-qe-ska-integritet-moral/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024