Haxhiu raporton në Komisionin për Legjislacion

Haxhiu raporton në Komisionin për Legjislacion

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Në këtë komisionin do të shqyrtohet në parim projekt-kodi i procedurës penale.

Po ashtu do të shqyrtohet në parim edhe projektligji në bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje civile.

Komisioni do të mblidhet në ora 10:00.

Rendi i ditës:                                                    

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Votimi në lidhje me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit për interpretim të Rregullores së Kuvendit;

3.    Shqyrtimi në parim i Projekt-kodit nr.08/L-032 i procedurës penale;


E ftuar Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu.

4.    Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile;

5.    Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-213  bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale;

6.    Raporti i punës së Komisionit për sesionin pranveror;

7.     Formimi i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit sipas planit të punës së Komisionit;

8.    Të ndryshme.

Vendi: N506

Koha: 10:00

Lexo edhe

Video

error: