Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas dëshmisë në Prokurorinë Speciale në lidhje për rastin e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, ka thënë se prokurori Afrim Shefkiu po e mban peng zbardhjen e rastit “Dehari”, që sipas saj, nevojitet drejtësi dhe llogari sipas përgjegjësisë.
Haxhiu në një konferencë për media ka theksuar se po të kishte emrin e kryerësit s’do të priste ftesën e prokurorit për të thënë emrin e personit që dyshohet. Me ç’rast shoi se kjo është puna e prokurorit për edhe çfarë paguhet nga taksat e qytetarëve të vendit.
Ajo derisa tha se prokurori Afrim Shefkiu po e trajton me arrogancë këtë rast, ka shtuar se e mbështesin deklaratën e familjes Dehari që të ndërrohet ky i fundit. Sipas saj, duhen hetime të mirëfillta në këtë drejtim.
Haxhiu ka ftuar prokurorin të kryejë hetime të përgjegjshme, në të kundërtën “të mos e pengojë drejtësinë”.
Mes tjerash, ministrja Haxhiu tha se në pyetje është dashur të merren edhe ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha dhe ish-drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.