Haxhiu: Prioritet fuqizimi i Shërbimit Korrektues

Haxhiu: Prioritet fuqizimi i Shërbimit Korrektues

Prioritet i qeverisë së re, do të jetë fuqizimi i shërbimit korrektues të Kosovës. Kështu u zotua ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa shtoi se burgjet e Kosovës do të kenë vëmendjen e qeverisë së re.

Këto deklarata Haxhiu i bëri në konferencën përmbyllëse të projektit për fuqizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Sipas saj, sfida më e madhe dhe prioritet është fuqizimi i ShKK-së.

Ajo tha se ani pse duhet që çdo dy vite të maten aftësitë dhe të ketë kontrolle mjekësore për stafin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


“Për mua si ministre është me rendësi se si një i burgosur kalon ditën sepse burgimi është arsimim që ai kur te del ta pranojë shoqëria”, shtoi ajo.

Ajo ka përmendur edhe pakot ushqimore, të cilat si praktikë nuk ekzistojnë më.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova tha se do të japin tre milionë euro për Kosovën në pajisje teknologjike. Ajo në konferencën përmbyllëse të projektit për fuqizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, u zotua se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë.

E, zëvendës-udhëheqësja e misionit nga Ambasada e Finlandës, Sargit Salakari tha se Finlanda ka numrin më të vogël të burgosurve në Evropë. Ndër të tjera, sipas saj, ky vend ka dhënë për Kosovën 50 milionë euro nga viti 1999.

Lexo edhe

error: