Haxhiu: Plani i rimëkëmbjes së shëndetësisë nga PDK do të zgjidh shumë probleme

Haxhiu: Plani i rimëkëmbjes së shëndetësisë nga PDK do të zgjidh shumë probleme

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu se plani i rimëkëmbjes së shëndetësisë i prezantuar nga PDK parasheh zgjidhje të shumë problemeve të këtij sektori.


Haxhiu ka përmendur disa nga zgjidhjet që do të bëhen përmes këtij plani.

“Të dashur qytetarë, plani i rimëkëmbjes së shëndetësisë i PDK-së, parasheh zgjidhje të shumë problemeve në këtë sektor. Implementim të sigurimeve shëndetësore dhe barna falas për qytetarët  për më shumë se 580 produkte. Ofrimin  e shërbimeve shëndetësore të sigurta dhe efikase. Trajtimin e Infarktit Akut në dy orët e para në tërë territorin e Republikës së Kosovës, projekt i promovuar në regjionin e Prishtinës, ndërsa do ta zbatojmë në tërë Kosovën, brenda vitit të parë të qeverisjes së PDK-së; Vota juaj më 14 shkurt për PDK-në dhe mua kandidat për deputet me numër 109✅” ka shkruar Haxhiu.

Lexo edhe

Video

error: