Haxhiu për arrestimet në AZhB: Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë

Haxhiu për arrestimet në AZhB: Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë

Për aksionin e Policisë në Agjencinë e Zhvillimit e Bujqësisë (AZhB) ku janë arrestuar shtatë persona, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiut thotë se zyrtarët të cilët kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm në kurriz të qytetarëve do të japin përgjegjësi.


“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi. Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë! Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, ka shkruar ministrja Haxhiu në “facebook”.

Aksioni i sotëm (mërkure) është vazhdimësi e aksionit që kishte filluar në muajin shkurt e ku ishin arrestuar dhjetëra zyrtarë në rastin që tash njihet si rasti “subvencionet”.

Lexo edhe

Video

error: