Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar sot drejtorinë rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt, ku është diskutuar për adresimin e rasteve të dhunës në familje.
“Sot vizitova Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt me ç’rast diskutuam për adresimin e rasteve të dhunës në familje, sfidat me të cilat ballafaqohen, bashkëpunimi ndërinstitucional, nevojat e të mbijetuarave dhe rëndësinë e trajtimit serioz të rasteve të dhunës në familje”, ka shkruar ministrja Haxhiu në rrjetin social Facebook.
“Përfaqësuesve të policisë nga Ferizaj, Shtime, Shtërpca, Kaçaniku dhe Hani i Elezit iu ofrova mbështetjen time të plotë në punën që bëjnë dhe angazhimin e tyre ditor në mbrojtjen e qytetarëve tanë. Nga Janari deri më sot, në Komunën e Ferizajt janë raportuar 188 raste të dhunës në familje”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.