Haxhiu: Mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush, andaj duam zgjedhje

Haxhiu: Mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush, andaj duam zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje do të nisë një peticion online për mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo pas vendimit të marra nga Gjykata Kushtetuese që i jep të drejtë presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re.

Nënkryetarja e VV-së, njëherësh ministre në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas sa tha se “pazaret janë mbi vullnetin e popullit”.


Andaj ka kërkuar zgjedhje të reja.

“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit! Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj #duamzgjedhje’, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: