Haxhiu, kryetare e Gruas së Vetëvendosjes

Haxhiu, kryetare e Gruas së Vetëvendosjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zgjedhur kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se, zgjedhja ime nga vota juaj, si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje, si bartëse e kauzës për gratë, të drejtat dhe liritë e saj, është përgjegjësi dhe nder për të cilën jam e bindur që do shënojmë arritje të reja.

“Me gratë e qyteteve e fshatrave, me profesione nga më të ndryshmet, me vullnetin e tyre për vetëvendosje, do të jemi kudo dhe gjithandej duke i kontribuuar edhe më shumë, shoqërisë, lirisë e demokracisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja Haxhiu fitoi me 94.55 për qind të votave për, 2.81 ishin kundër dhe 2.64 abstenuan.

Shkrimi i plotë:

Me pjesëmarrje demokratike, anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjodhi strukturat e reja drejtuese.


Rritja e madhe e organizatës kërkon edhe më shumë punë dhe përgjegjësi për të shërbyer veçmas në aspiratat që ka ndërtuar Lëvizja jonë, e për të cilat nuk do të rreshtim së angazhuari asnjëherë.

Si Lëvizje progresiste dhe emancipuese, me ritëm të shtuar do të lëvizim, me gra dhe burra, duke krijuar një realitet të ri të barazisë jo vetëm përbrenda organizatës, por të etabluar gjithandej shoqërisë.

Pjesëmarrja aktive e anëtarësisë në Lëvizje, vullneti i tyre i shprehur edhe me votë, mandatoi drejtuesit e zgjedhur për të rrugëtuar edhe më fuqishëm drejt orientimit të qartë, të drejtë e të duhur.

Zgjedhja ime nga votu juaj, si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje, si bartëse e kauzës për gratë, të drejtat dhe liritë e saj, është përgjegjësi dhe nderë për të cilën jam e bindur që do shënojmë arritje të reja.

Me gratë e qyteteve e fshatrave, me profesione nga më të ndryshmet, me vullnetin e tyre për vetëvendosje, do të jemi kudo dhe gjithandej duke i kontribuuar edhe më shumë, shoqërisë, lirisë e demokracisë.

Mirënjohëse për angazhimin e secilit në VETËVENDOSJE!

Urime dhe suksese për të gjithë!

Lexo edhe

Video