Haxhiu: Ka përfunduar koha e ndikimeve politike Shërbimin Korrektues

Haxhiu: Ka përfunduar koha e ndikimeve politike Shërbimin Korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka shënuar  e 22-vjetorin e themelimit. Nga aty, Ministrja e Drejtësisë̈, Albulena Haxhiu tha se shërbimi korrektues ka kaluar në disa tranzicione dhe procese sfiduese por ka pasur edhe arritje.

Ajo tha se ky institucion është ballafaquar ndër vite me probleme të theksuara, gjegjësisht realizimin e interesave të ngushtë klanore e politike për një kohë të gjatë kanë dominuar dhe deri diku është njollosur puna e Shërbimit Korrektues.


Haxhiu tha se tashmë ka përfunduar koha e ndikimeve politike dhe SHKK, pasi do ta ketë vende të merituara dhe avancimi në grada do bëhet sipas meritave duke respektuar edhe ata që kontribuojnë në këtë institucion.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi tha se ky institucion ndër vite është ballafaquar me shumë sfida por ka arritur edhe shumë përmirësime si në aspektin e bashkëpunimit ndërinstiucuon por edhe cilsisë së punës.

Fal angazhimit , Gashi tha se tashme është përmiresuar shumë reputacioni dhe imazhi i Shërbimit Korrektues.

Lexo edhe

Video