Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haxhiu i përmend aktakuzën për privatizim Mimoza Kusarit, ajo i thotë të bëhet dëshmitare në prokurori

Haxhiu i përmend aktakuzën për privatizim Mimoza Kusarit, ajo i thotë të bëhet dëshmitare në prokurori

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka adresuar kritika për punën e komisionit hetimor parlamentar për hidrocentralet. Në interpelancën ndaj ministrit të MEA-së, Blerim Kuçi për dhënien e licencave për dy hidrocentrale kompanisë “Kelkos”, Haxhiu tha se qëllim i këtij komisioni është vetëm të bëjë zhurmë.

E krahas kësaj, deputetja ia përmendi inicueses së kësaj interpelance, deputetes Mimoza Kusari-Lila aktakuzën për procesin e privatizimit, që kanë të bëjnë me hidrocentralet. Por kjo e fundit ia kërkoi asaj të shkon në prokurori të bëhet dëshmitare, pasi është një aktakuzë pa asnjë dëshmitar.

Mimozë, nuk e di a jam mirë, apo jo. Më 10 prill të viti 2020 unë e kam parë në media që është ngritur një aktakuzë pikërisht për juve në kohën si ish ministre. A është e vërtet a jo, pra për 4 hidrocentrale të falura”, tha ajo.

E për këtë, Kusari-Lila tha se në bazë të kësaj do të duhej që aktakuza të ngirtet për gjithë deputetët e legjislaturës së katërt që kanë votuar për vazhdimin e procesit të privatizimit.


“Për deputetet, kolegët e mia që e ngritën çështjen e aktakuzës si deputete që jeni të shkolluara jeni besoj, merreni së pari lexoni ligjin, apo rregullore po e shkeli që e thërras një interpelancë për çështje të hidrocentraleve dhe për çka është ngritur aktakuza. Gjithashtu mundeni me u paraqit edhe si dëshmitar në prokurori se është një rast që nuk e ka asnjë dëshmitarë. Janë 19 me aktakuzë dhe asnjë dëshmitar nuk është. A ndërsa se pse është ngritur aktakuza duhet të ngritët për të gjithë deputetët e legjislaturës së katërt që kanë votu për vazhdimin e procesit të privatizimit”, u shpreh ajo.

Krahas këtyre, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu kërkoi përgjegjësi për gjithë degradimin mjedisor që po i bëhet komunës së Deçanit nga këto hidrocentrale.

Puna e komisionit hetimor, synimet janë për t’u mos u hetuar, unë jam për me hetu, e nuk jam për me  bërë zhurmë. Ne si AAK për dy hidrocentralet thash se është një proces i filluar prej 10 vitesh, dikush duhet të jetë përgjegjës. Pres që edhe institucionet tjera të veprojnë pas raportit që komisioni do të nxjerr. Për lumëbardhin dy, atë degradim të natyrës që është bërë duhet me dhënë përgjegjësi”, tha ajo.

Seanca po vazhdon dhe janë paraparë 17 pika të rendit të ditës.

Lexo edhe

Video

error: