Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haxhiu: Hoti po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti

Haxhiu: Hoti po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka deklaruar se pazaret për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurti penguan nismat e ndërmarra për adresimin e krimeve të luftës nga Serbia.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Qeveria Hoti po e shkatërron secilën nismë të ndërmarrë nga ish-Qeveria Kurti, duke zvarritur çështjen e adresimit e krimeve të luftës.

“Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, por për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë”, shkruan Haxhiu.

Postimi i plotë:


Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia. Së pari, me mbështetjen e institucioneve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti, me themelimin pa vonesa të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020.

Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë.

Qeverisë së pazareve të vjetra, kësaj aktuales iu deshën 6 muaj për ta bërë një vendim, e një ekip. Kjo zvarritje për një çështje tejet me rëndësi dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.

Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti. Fat i mirë që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira që i kemi nisur, do t’i shtyejmë përpara me vullnet dhe angazhim maksimal.

Lexo edhe

Video

error: