Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Haxhiu: Do t’i rrisim pagat e punëtorëve shëndetësorë 100 për qind

Haxhiu: Do t’i rrisim pagat e punëtorëve shëndetësorë 100 për qind

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një video-mesazhi i është drejtuar të gjithë punëtorëve shëndetësorë, duke premtuar rritje të pagave për 100 për qind.

Ai ka thënë se pas 14 shkurtit me PDK-në në qeveri paga e një mjeku do të arrijë në 1500 euro.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të nderuar kolegë profesionistë shëndetësorë̈, Partia Demokratike e Kosovës është partia e vetme që ka rritur pagat në shëndetësi, në arsim, ushtri, polici, shërbimin civil dhe sektorë të tjerë.

Partia Demokratike në programin e rimëkëmbjes ka planifikuar ringritjen e kapitalit me të çmuar të Kosovës, vlerësimit tuaj si humanist dhe profesionist shëndetësor,  nuk do të këtë pagesa diskriminuese si në qeverisjet e kaluara të LVV dhe LDK-së.


Ne do të rrisim pagat 100%  për të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës, paga bazë e një mjeku do të arrijë deri në 1500 Euro.

Do të rrisim pagesën për kujdestari  100% për stafin e infermierisë.

Të nderuar kolegë, me 14 shkurt votone Partinë Demokratike të Kosovës dhe mua si kandidat për deputet me numër 109, sepse me këtë do të votoni për vlerësim të profesionit tuaj të shënjtë human.

Lexo edhe

Video

error: