Haxhiu dhe Sveçla përshëndeten me stafin e tyre, të gatshëm të lirojnë zyrat

Haxhiu dhe Sveçla përshëndeten me stafin e tyre, të gatshëm të lirojnë zyrat

Ish-ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla përshëndeten me stafin e dikastereve ku udhëhoqën për katër muaj.

Ish-ministrja e Drejtësisë Haxhiu bëhet gati t’ia lirojë zyrën ministrit të ri të këtij dikasteri, Selim Selimi.

Haxhiu ka falënderuar stafin e saj për angazhimin gjatë kësaj kohë në Ministri të Drejtësisë.

Kështu ka shkruar Haxhiu me një foto ku shihet me stafin e saj në Ministri.


“Përzemërsisht falënderuese për stafin tim për angazhimin gjatë kësaj kohe”, shkruan Haxhiu.

Edhe u.d. I Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka shkruar se koha të cilën e kaluanë qeverisje ishte e shkurtër. Megjithatë, rrethanat e krijuara që kërkonin domosdoshmërisht intensitet të shtuar në punën tonë, ndikuan që koha e kaluar në zyret e Ministrisë të jetë shumë më e gjatë se ajo e zakonshme.

“Puna që kemi bërë bashkë na ka bërë të lodhemi, por ka bërë njëkohësisht të shënojmë suksese të përbashkëta. E këto të arritura janë borxh yni ndaj vendit tonë.  Falë angazhimit tuaj në luftimin e pandemisë Covid-19, sot mund të themi me plot zë që Republika e Kosovës ka statistikat pothuajse më pozitive në rajon. Ju falenderoj përzemërsisht për vullnetin, përgjegjësinë dhe energjinë e dhënë gjatë këtyre muajve të vështirë të përballjes me virusin corona. Ju faleminderit për qëndrimin tuaj pozitiv ndaj punës. Me këtë keni bërë çdo sfidë më lehtë të përballueshme e çdo ndryshim më lehtë të implementueshëm. Ju falenderoj që e keni pasur të qartë që përmes pranimit të përgjegjësisë ndaj çdo detyre, keni marrë mbi supe përgjegjësinë e suksesit tuaj”, shkruan ai duke shtuar se ndryshimet politike me vete sjellin edhe paqartësi, në nivelin shoqëror e administrativ.

Po ashtu ai ka shkruar se ndryshimet e paqartësitë, çfarëdo qofshin, nuk duhet të ndikojnë në vetëdijen e përgjegjësinë institucionale. “Shpresoj që do vazhdoni të trajtoni detyrat e punës sikur të ishin të juaja personale e të mos ndaleni përballë asnjë vështirësie. Vazhdoni ta jepni kontributin tuaj në ngritjen e kapaciteteve të institucionit, më se të nevojshme e të dobishme për vendin tone”, shkruan Sveçla.

Ministër i ri në MPBAP do të jetë Agim Veliu, i cili ishte për një kohë të shkurt ministër edhe në qeverinë Kurti.

Lexo edhe

Video

1 Comment

Comments are closed.

error: