Haxhiu: Burri që qëlloi gruan e tij në Fushë Kosovë ishte recidivist
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se personi që ka qëlluar gruan e tij me armë zjarri sot në Fushë Kosovë, është recidivist.

Edhe ky rast sipas ministres Albulena Haxhiu, është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë.

“Një grua në Fushë Kosovë e plagosur nga burri i saj vazhdon trajtimin në Qendrën Emergjente. Lutem për shëndetin e saj dhe i uroj shërim të shpejtë. Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar anipse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij. Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve, ka shkruar ministrja Albulena Haxhiu në Facebook.

Në vazhdimësi ministrja Albulena Haxhiu tha se kanë theksuar se rastet e tilla të dhunës ekstreme po dalin të jenë recidivistët dhe tashmë të denoncuar apo arrestuar për dhunë më herët.

“Kësisoj, është e pafalshme neglizhenca dhe mosdënimi adekuat i këtyre rasteve, që jo vetëm nuk po e parandalojnë më të keqen, por po shndërrohen në stimulues të dhunës e vrasjeve. Secila grua, secili qytetar duhet të ndihet i fuqishëm kur denoncon dhunën në shtet. Aty është adresa ku përfundon dhuna dhe nis drejtësia dhe jo vatra e përshkallëzimit të dhunës”, përfundoi ministrja Albulena Haxhiu.

Gruaja e cila dyshohet se u plagos nga burri i saj në Fushë Kosovë po trajtohet në Klinikën Emergjente. Mjeku kujdestar, Ejup Govori i tha KosovaPress-it se gjendja e saj është stabile, mirëpo sipas tij lëndimet janë serioze.

https://kosovapress.com/flasin-nga-klinika-emergjente-per-gjendjen-e-gruas-se-plagosur-ne-fushe-kosove

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024