Haxhiu: Kurti pasulin me hoxhallarë e zëvendësoi në raki me kundërshtarët politikë

Haxhiu: Kurti pasulin me hoxhallarë e zëvendësoi në raki me kundërshtarët politikë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti përkundër premtimeve as qenin topall nuk ka arritur ta largoi nga oborri i QKUK-së dhe tash askush nuk pret që qeveria t’i problemet tjera në sektorin e shëndetësisë.

Haxhiu në seancën e sotme ku vazhdoi debati për qeverisjen dy vjeçare, tha se me protestuar kundër Zajednicës në opozitë dhe me pranuar atë në qeveri, nuk ta falin disa deputetë e votues.

“Pasulin me hoxhallarë me zëvendësuar me raki me kundërshtarët politik kur je në Qeveri, këtë nuk ta gëlltitë askush, pra debatet dhe akuzat e Albinit për privatizimin në Dukagjin ishin fiktive, ishin për poena politikë, përndryshe si munden me u gëlltit të gjitha tokat e Gllogjanit me një gotë raki. A ishte vërtet kërkim falja e Albinit ndaj Ramush Haradinajt, cakërrimi i gotës së rakisë, këtë e pyesin të gjithë. Padyshim qytetarët pyesin a ka parime ky njeriShëndetësia jonë shihet që nuk është prioritet, ai premtimi i Kurtit që do ta largoj atë qenin topall nga QKUK-ja doli të jetë fallso sepse vetëm në këtë vit qeni i ka kafshuar tre mjekë në oborrin e QKUK-së. Derisa një qen nuk keni qen në gjendje  me largu nga oborri i QKUK-së, kush pret nga ju që keni me i zgjedh problemet tjera në sektorin e shëndetësisë “, tha ai, duke shtuar se 90 ankesa të mjekëve janë te Avokati i Popullit sa i përket ligjit të pagave.


Deputetit Haxhiu iu ka kundërpërgjigjur ministri i Financave, Hekuran Murati.

“në mungesës së analizës konkrete dhe kritikave të qeverisjes dy vjeçare u nevojitet të kthehen në të kaluarën dhe të kapen ndoshta për supozimet të kundërthënieve. Sa i përket sektorit të shëndetësisë dhe pagave aty është totalisht e pavërtetë. Në muajin mars paga mesatare për mjekët specialistë ka qenë 1670 euro përfshirë edhe kujdestaritë, pra është e pavërtetë ajo që po thoni“, tha ai.

Seanca është ndërprerë për të vazhduar të mërkurën.

Lexo edhe

Video