Haxhi Avdyli arsyeton votën kundër mocionit të mosbesimit

Haxhi Avdyli arsyeton votën kundër mocionit të mosbesimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Avdyli ka deklaruar se  mocioni i iniciuar nga LDK-së, pjesë e së cilës është edhe ai, është i nxituar dhe si i tillë edhe duhet të shtyhet.

“Prandaj unë sot votoj kundër mocionit dhe marrë përgjegjësinë personale dhe politike”, ka deklaruar Avdyli.


Kuvendi i Kosovës po diskuton sot në seancë të jashtëzakonshme mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të iniciuar nga partneri i koalicionit LDK, pas prishjes së raporteve me Vetëvendosjen për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu që vjen nga radhët e partisë së Isa Mustafës.

 

Lexo edhe

error: