Haskukaj në përmbyllje të fushatës: Prizrenin nuk duhet ta lëmë në duar të PAN-it

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren. Para simpatizantëve të shumtë, pretendenti për kryetar, Mytaher Haskuka, tha se qytetarët në vitin 2017 kanë vendosur për ndryshim në Prizren dhe nuk ka kthim prapa për PAN-in në kryeqytetin historik të Kosovës.

“Të dielën  do të bëheni pjesë e krenarisë së Prizrenit. Katër vite më parë ju me votën tuaj ndryshuar gjithçka që ishte e pandershme dhe e zezë. I thatë jo të keqes dhe i larguat ata që nuk e meritojnë Prizrenin. Prandaj vota juaj ka peshë. Prizreni në vitin 2017 ka vendosur për ndryshim dhe tani nuk duhet të kthehemi prapa dhe lënë në duar të PAN-it dhe grupeve të tyre kriminale”, tha ai.

Për ta mbështetur Haskukën edhe për një mandat në krye të Prizrenit, ishte nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai apeloi te qytetarët që ta votojnë Haskukën për kryetar, pasi siç tha do t’i sjellë zhvillim Prizrenit së bashku me kryeministrin Albin Kurti.


“Në vitin 2017 Prizreni u shkëput prej bandave. Ky qytet i lashtë e bujar me tradita dhe trashëgimi kulturore dhe historike kurrë s’ka mundur t’i durojë profiterët dhe matrapazët. Kjo ishte ajo që e mbështeti për kryetar Mytaher Haskukën. Puna e mirë që e ka bërë në Prizren as nuk krahasohet me qeverisjet e dikurshme. Cilësia e shërbimeve, numri i ndërtimit të shkollave dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore janë rritur dhe qëndrojnë shumë më mirë se në të kaluarën. Qeverisja e LVV në Prizren në katër vjetët e ardhshme do të bëjë më shumë. Për këtë arsye iu duhet ta mbështetni Haskukën. Ai e dinë çka ka nevojë Prizreni, qeverisja e tij do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisjen së Albin Kurtit. Mytaheri në Prizren së bashku me Albinin në Prishtinë do t’i sjellin Prizrenit projekte dhe zhvillim” theksoi Konjufca.

Konjufca pati edhe një epitet për kundërkandidatin e Haskukës, Shaqir Totajn.

“Ky kundërdandidati që i ka dalë përpara Mytaherit është veç amballazh, a dini pse, siç kishte me thënë një prizrenali t’i po qel shaqir, po po del zafir. Prandaj Prizreni nuk kthehet prapa, por shkon drejtë”, shtoi ai.

I bindur më fitoren e 14 nëntorit u shpreh edhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi.

Lexo edhe

Video

error: