Haskuka uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin shkollor: Pamje që na kanë munguar

Haskuka uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin shkollor: Pamje që na kanë munguar

Kryetari i komunës së Prizrenit dhe kandidati për kryetar të ardhshëm të këtij qyteti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit shkollor, krahas punës suaj në shkollë, në rast nevojë Komuna e Prizrenit ka vënë në dispozicion platformën elektronike për mësimdhënie eduprizren.net, ku tani janë në rreth 1400 video të përgatitura, të cilat mund t’i përdorni për njësitë mësimore, aty ku mund të ketë vështirësi.


Haskuka ka shkruar në Facebook se përkundër vështirësive, jeta vazhdon, fëmijët në rrugëtimin për në shkollë dhe gumëzhimi i shkollave janë pamjet që na kanë munguar dhe që na e mbushin zemrën me lumturi.

“Ky vit shkollor do të jetë i vështirë, pandemia COVID-19 e cila ka kapluar globin ende vazhdon, andaj krahas punës për rezultate, kujdesi për shëndetin duhet të jetë në rend të parë. Vaksinimi dhe skanimi i gjendjes me teste për COVID-19 do të jenë prioritet. Krahas punës suaj në shkollë, në rast nevoje Komuna e Prizrenit ka vënë në dispozicion platformën elektronike për mësimdhënie eduprizren.net ku tani janë në rreth 1400 video të përgatitura, të cilat mund t’i përdorni për njësitë mësimore, aty ku mund të keni vështirësi. Krahas kësaj, Drejtoria e Arsimit do të shpërndajë edhe 500 tableta në të gjitha shkollat në Prizren, me qëllim  që nxënësit tanë t’i kenë në dispozicion në rast nevoje. Ju uroj suksese në vitin e ri shkollor dhe mbi të gjitha shëndet”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video