Haskuka: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm

Haskuka: Qeverisja e mirë do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Prizrenit Mytaher Haskuka ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Partinë Demokratike Turke në nivelin lokal.

Ai ka shprehur besimin e tij se një bashkëpunim i tillë i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi i mirëfilltë gjatë këtyre katër viteve, do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, për të çuar përpara projektet madhore në interes të të gjithë qytetarëve të Prizrenit”, shkruan Haskuka në Facebook.

Mytaher Haskuka në garën e balotazhit më 14 nëntor do të përballet me Shaqir Totajn e PDK-së.


Postimi i plotë:

Falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka që iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të bashkë qeverisur më shumë për Prizrenin.

Qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi i mirëfilltë gjatë këtyre katër viteve, do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, për të çuar përpara projektet madhore në interes të të gjithë qytetarëve të Prizrenit!

Me kryetarin Damka kemi pasur një bashkëpunim të mirë edhe si ministër i Zhvillimit Rajonal, i cili ka rezultuar me projekte të rëndësishme për Prizrenin. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendror.

Lexo edhe

Video

error: