Haskuka: Prizrenin do ta shndërrojmë në qendër të trajnimit profesional

Haskuka: Prizrenin do ta shndërrojmë në qendër të trajnimit profesional

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka njoftuar se në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve së shpejti hapet Qendra për Inovacion, me Makerspace e mbështetur nga Komuna.


Në këtë qendër sipas tij, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme që lidhen me ndërmarrësinë dhe bizneset start-up, trajnimet e edukimit jo-formal si dhe hapësira pune për grupe të sferës së teknologjisë.

“Gjatë gjithë mandatit kemi qenë në mbështetje të ideve inovative e progresiste. Me projektet që do t’i realizojmë së bashku me rininë, të cilët janë garancë e një të ardhmeje të ndritur për vendin tonë, Prizrenin do ta shndërrojmë në qendër të trajnimit profesional dhe të inovacionit në rajon!”, ka thënë Haskuka.

Lexo edhe

Video

error: