Haskuka: Prizreni me katër zona ekonomike do t’i prijë zhvillimit ekonomik të vendit

Haskuka: Prizreni me katër zona ekonomike do t’i prijë zhvillimit ekonomik të vendit

Kryetari i komunës së Prizrenit dhe kandidati për kryetar të ardhshëm nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka gjatë një vizite në fshatin Atmaxhë, ka thënë se janë duke punuar që komunën tonë ta bëjmë qendër të zhvillimit dhe të prodhimit, në industri dhe në bujqësi.


Sipas tij, Zonës ekonomike, Parkut të Inovacioneve e Trajnimeve, zonës së industrisë së lehtë, do t’i bashkëngjitet edhe një zonë e re ekonomike në rrugën Prizren – Kukës.

“Bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci dhe Artan Abrashi, vizituam fshatin Atmaxhë. Atyre u thamë se me 17 tetor do të jenë vetë ata të cilët me votën e tyre do ta nënshkruajnë kontratën për më shumë subvencione, për më shumë modernizim të teknologjisë bujqësore dhe blegtorale, për më shumë prodhime dhe të mira materiale. Kjo zonë është projektuar edhe me hartën e re zonale, prandaj Prizreni duhet të jetë qendra e prodhimtarisë në Kosovë. Këto janë kërkesat e qytetarëve të Prizrenit, të ndërmarrësve dhe e rinisë, të cilët janë të gatshëm të punojnë në këto kompani prodhuese. #BASHKËQEVERISIM! 144 𝑀𝑒̈ 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑃𝑟𝑖𝑧𝑟𝑒𝑛𝑖𝑛”, ka shkruar ai në Facebook, ku ehde ka postuar një video nga vizita në fshatin Atmaxhë.

Lexo edhe

Video