Haskuka për pastrimin e rrugëve: Kompanitë janë në terren, kripa mund të mos bëj efekt për shkak të temperaturës

Haskuka për pastrimin e rrugëve: Kompanitë janë në terren, kripa mund të mos bëj efekt për shkak të temperaturës

Pas akuzave që Partia Demokratike e Kosovës në Prizren i bëri Komunës së Prizrenit se nuk po pastron rrugët me borë, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Sipas tij, kompanitë e kontraktuara nga dita e djeshme janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës nëpër lagje e fshatra të komunës së Prizrenit.


Sipas tij, kripa mund të mos bëj efekt për shkak se temperaturave.

“Kompanitë do të vazhdojnë punën e tyre sipas planeve operative në terren, ndërkaq vlen të theksohet se në rajonin Zhupës temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celsius, e për këtë arsye hedhja e kripës në disa pjesë të këtij rajoni mund të mos tregojë rezultate të shpejta. Komuna do të vazhdojë angazhimin e saj për lehtësimin e qarkullimit, ndërkaq ftoj të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, sidomos gjatë drejtimit të automjeteve të tyre”, deklaroi Haskuka.

Lexo edhe

Video

error: