Haskuka në Korishë, premton investime

Haskuka në Korishë, premton investime

Kryetari aktual, njëherit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka premton se edhe projektet dhe investimet në këtë komunë nuk do të mungojnë as në mandatin e dytë qeverisës.

Si plan konkret Hasuka përmendi që do të vijojnë investimet në Korishë-Kabash.

Ai premtoi banorëve në Korishë edhe ndërtimin e shtegut të atletikës dhe tribunave në stadiumin e ri.

Po ashtu investime sipas Haskukës do të ketë edhe subvencione për fermerët.

Pas takimit që pati me banorët e Korishës, Haskuka tha se aty morën mesazhin se Vetëvendosje dhe vet ai është në rrugën drejt fitores.

Postimi i plotë:


Bashkë për Korishën! 🤍

Korisha çdo ditë e më tepër po bëhet një atraksion dhe një arsye më tepër për t’u vizituar edhe Prizreni. Kjo ka filluar edhe për shkak se në Korishë është investuar në bazë të kërkesave të banorëve të fshatit.

Investimet në këtë vend nuk do të ndalen as në mandatin e dytë. Përkundrazi, do të vijojmë me fazën finale Korishë-Kabash, njëjtë siç po vijojmë me investime për ndërtimin e shtegut të atletikës dhe të tribunave në stadiumin e ri, me subvencione për fermerët në modernizim të mjeteve bujqësore e në infrastrukturë.

Bashkë me deputetët, Haxhi Avdyli, Artan Abrashi e Arbër Rexhaj dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Osman Hajdari, Ramë Bobaj dhe Fatlinda Kukaj qëndruam në Korishë, ku përkundër motit të ftohtë e me shi banorët e këtij fshati treguan gatishmëri për bashkëkuvendim dhe me këtë treguan se jemi në rrugën e fitores së pritshme.

#BashkëQeverisim144 ✔

Më shumë për Prizrenin!

Lexo edhe

Video